Tregjet e hapura të Tiranës në kushte të mjerueshme
TIRANE- Tregtarët e ushqimeve kanë vetëm 10 ditë kohë për të ndryshuar situatën katastrofike të tregtimit të mallrave në tregjet e hapura të kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës ka lajmëruar kontroll dhe masa ndëshkimore duke filluar që në dhjetor ndaj të gjitha rasteve kur tregtarët nuk respektojnë as parametrat më minimale higjienike. Të gjitha tregjet në Tiranë, duke përfshirë tregun te uzina Dinamo, atë të Kombinatit, tregun te Stacioni i Trenit, tregun ushqimor te rruga "Hamdi Pepa" dhe shumë tregje të tjera që janë nëpër njësitë bashkiake nuk plotësojmë kushtet më minimale të higjienës.
Por nga një anë tregtarët shprehen se ata paguajnë detyrimet në bashki por kjo e fundit nuk investon për përmirësimin e kushtet të tregjeve publike. Shqetësuese janë edhe tregjet ambulante sidomos ata të bulmetit, mishit dhe ushqimeve, të cilat shiten në kushte skandaloze. Kjo mënyrë tregtimi është ngritur shpeshherë si shqetësim nga qytetarët por edhe nga ekspertë të fushës pasi tregtimi në këto kushte përbën rrezik për shëndetin e qytetarëve që konsumojnë këto produkte jashtë standardit.
(m.a/GSH/BalkanWeb)