Tregtia e mishit, penalizohen dhjetëra subjekte

Në të gjithë vendin, nën drejtimin e prefektëve janë organizuar rreth 37 grupe Task Force, të cilat kanë vepruar në terren, në bashkëpunim edhe me përfaqësues dhe inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të Agjencive Rajonale të Mjedisit, të Shëndetit Publik, të Tatimeve dhe veterinerë të komunave e bashkive.
Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, deri në mesditën e së dielës, vetëm në Tiranë u penalizuan më rreth 30, subjekte të cilat u kapën në shkelje të ndryshme të ligjeve. Në kryeqytet ishin në terren 5 grupe pune të cilat inspektuan zonën nga Kthesa e Kamzës deri në qendër të saj, aksin Qendër – Sauk, aksin Kombinat-Ndroq, rrugën Jordan Misja dhe zonën e Tufinës.
Sipas drejtuesve të këtyre grupeve, disa prej subjekteve u urdhërua mbyllja e aktivitetit, disa u penalizuan ndërkohë që pati dhe sekuestrim të mishit dhe pajisjeve.
“Menjëherë pas daljes së Aktit Normativ janë krijuar grupet e punës dhe është bërë plani për ditën e parë të veprimeve. Në Tiranë janë ngritur 5 grupe pune dhe në ditën e parë u kontrolluan 37 subjekte. Nga këto në 22 subjekte u la vendim për mbyllje të aktivitetit, në 5 të tjera pati konfiskim të mishit dhe në dy të tjera të sekuestrim i pajisjeve të punës. Janë evidentuar dhe vendosur dhe penalizime financiare që variojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë, siç dhe përcakton Akti Normativ. Në total janë vendosur 550 mijë lekë gjoba”, tha Iliaz Fejza, Përgjegjës i Sektorit për Kontrollin e Produkteve me Origjinë Shtazore në AKU, Tiranë.
Ndërkohë, një grup pune i Task Force-s ka kontrolluar përgjatë aksit kombëtar Fushë Krujë – Thumanë, ku janë lënë Proces Verbale në rreth 13 vende ku therej dhe tregtohej mish. Në këtë aks rrugor, pothuajse të gjitha subjektet janë gjetur të mbyllura që në orët e para të ditës, por grupi i punës Task Force, në bazë të përcaktimeve të Aktit Normativ ka lënë njoftimet për shkeljen e këtyre subjekteve, që është operimi në afërsi të akseve rrugore kombëtare.
“Sot Taks Force e Qarkut Durrës është vënë në zbatim të Aktit Normativ, ku ndalohet therja dhe tregtimi i mishit. Sot jemi dy grupe pune janë të përqendruar në akset Maminas - Gjiri i Lalsit dhe në rrugën nacionale Nikël- Thumanë dhe vetëm në këtë aks rrugor kemi rreth 13 subjekte. Deri më tani kemi lëshuar aktet e bllokimit, ku jemi shprehur dhe për marrjen e masave që duhet të marrin strukturat vendore. Akti Normativ e shpreh qartë në nenin 4, pika 2 dhe në nenin 9 pika 3 që ndalohet rreptësisht therja dhe tregtimi mishit në akset kombëtare”, tha Gëzim Ylli, drejtori i AKU-së Durrës.
Kontrollet do të jenë të pandalshme derisa situata të përmirësohet. Gjatë gjithë javës që vjen, grupet e punës, të mbështetura dhe nga Policia do të jenë në terren për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjeve. Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit shprehen të bindur për të zbatuar Aktin Normativ por dhe i bëjnë thirrje konsumatorëve që të shmangin blerjet në vende të palicencuara dhe që nuk zbatojnë rregullat higjieno – sanitare. Konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi në të kundërt rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të familjeve. /Start/
2012-09-10 09:36