Elbasan, alkooli shkakton dy të vdekur në një dasmë

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jagodinë të Elbasanit, ku një zënkë banale në oborrin e lokalit ku po zhvillohej dasma, ka përfunduar me përplasje me thika.
Nga ngjarja kanë humbur jetën shtetasit Pëllumb Belegu, 56-vjeç, nga Çerma e Lushnjës, si dhe Mariglen Dushku, vëllai i dhëndrit ku po zhvillohej dasma. Gjithashtu ka mbetur i plagosur edhe vëllai tjetër, shtetasi Edmond Dushku.
Shtetasi Mariglen Dushku, u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte, pasi plagët e marra nga thika isha të rënda. Policia ka arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, vëllezërit, Edmond dhe Blerim Eshja, përkatësisht 40 dhe 30-vjeç.
Ata u arrestuan nga policia gjatë orëve të natës në vende të ndryshme. Paraprakisht, thuhet se 40-vjeçari u arrestua pasi po tentonte të largohej jashtë vendit, ndërsa vëllai i tij u ndalua në fshatin ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur, siç thuhet paraprakisht, për shkak të zënkave për radhën e kërcimit në dasmë. “Zjarr” zënkës i ka dhënë edhe gjendja e tyre e dehur pasi kishin konsumuar sasi të mëdha të alkoolit. Policia po zhvillon hetimet për të zbardhur ngjarjen. /Start/
2012-09-10 09:08