“Nentori i dyte” restaurohet, ne kerkim te audiences se huaj
Per here te pare filmi “Nentori i dyte” i eshte nenshtruar restaurimit ne nje nga studiot me te njohur filmike ne Amerike. Sipas faqes zyrtare te “The Albanian Cinema Project” (“Projekti i kinemase shqiptare), tre kuti me filmi origjinal ne 35mm dhe 35mm me elementet optike kane mberritur ne daten 4 shtator ne Colorlab. Sipas Arkivit Qendror Shteteror te Filmit, “Nentori i dyte” u perzgjodh ne lidhje me 100- vjetorin e Pavaresise se Shqiperise dhe eshte pjese e projektit te Arkivit Qendror Shteteror te Filmit me “The Albanian Cinema Project”, lancuar me bashkepunimin e ngushte te keshilltares se Arkivit, Regina Longo. “Shpresojme qe filmi i restauruar do te bej xhiron e teatrove dhe ne bashkepunim edhe me AQSHF-ne te dale edhe ne DVD per perdorim personal”, thuhet ne faqen zyrtare te projektit . Kjo do te jete hera e pare qe filmit “Nentori i dyte” qe do te kete nje audience nderkombetare fale perkthimit me titra ne gjuhen angleze. Nderkohe tashme perkthimi eshte drejt fundit. Filmi i restauruan do te shfaqet me pas ne edicionin e pare te “Festivalit te Arkivave” qe do te mbahet ne 7-9 dhjetor te ketij viti ne Seattle, te Amerikes. “Para se puna e titrimin te fillojne, tekniket e Colorlab kane shume per te bere per te inspektuar, riparuar dhe pergatitur elementet origjinale te prodhimit per nje restaurim te plote”, thuhet ne faqen zyrtare te “The Albanian Cinema Project”. Filmi trajton nje nga ngjarjet me te rendesishme te historise se popullit shqiptar, shpalljen e Pavaresise se kombit shqiptar. “Nentori i dyte” eshte nje film shqiptare i prodhuar ne Shqiperi ne vitin 1982, me regji nga Viktor Gjika. Ne bashkepunim me “The Albanian Cinema Project”, do te perzgjidhen disa filma, perfaqesues te kinemase shqiptare te cilet njekohesisht te permbajne vlera te ngjarjeve historike neper te cilat ka kaluar Shqiperia, per te prodhuar nje kopje te restauruar e te subtitruar ne anglisht.