E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia shqiptare rritet me Greqinë

TIRANË- Eksportet shqiptare drejt tregut grek në 3 muajt e parë kanë pësuar një rritje të lehtë, pavarësisht krizës që ka përfshirë fqinjin tonë jugor.

Mallrat e eksportuara në 3 muajt e parë të 2012-ës arritën vlerën e 2.66 miliardë lekë, ose 16% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke arritur që pesha e Greqisë në eksporte të rritet me 2 pikë përqindje për të zënë 6% në totalin e eksporteve shqiptare, vëren INSTAT-i.

Në këtë gamë kryesuan eksportet e çimentos drejt tregut grek, ndërsa ato të tekstileve kanë pësuar rënie. 

Ndryshe nga prodhuesit shqiptarë të eksporteve, bizneset greke kanë ulur shitjet jashtë vendit. Eksportet greke drejt tregut shqiptar shënuan në 3-mujorin e parë një ulje prej 5.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›