Burrel, tritol në hyrje të një pallati, s`ka të lënduar

Një sasi tritoli është vendosur mbrëmjen e djeshme në hyrjen e një pallati në qytetin e Burrelit por fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Ngjarja e rëndë është shënuar gjatë orëve të vona të natës në lagjen “Drita” ku një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e një pallati në këtë lagje.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pas hetimeve të para kanë konstatuar se një sasi prej 300 gr tritol ishte vendosur në hyrje të pallatit.
Nuk dihen ende motivet e vendosjes së lëndës eksplozive në këtë pallat por policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.