Tregtimi ushqimeve ASHR gjysma e subjekteve pa licenca

35 gjoba vetëm për muajin shtator ka vendosur, Inspektoriati sanitar pranë Autoritetit shëndetësor rajonal për klinika dentare dhe bare apo restorante, për mungesë të kushteve higjeno - sanitare në mënyrë të përsëritur. Drejtoria e ASHR, Liljana Ramasaco thotë për AS se brenda muajit të shkuar janë kontrolluar rreth 1mijë e 7 qind subjekti të tregëtimit dhe prodhimit të ushqimeve, bare dhe restorante. Afro gjysma e tyre nuk ishin të paisur me leje higjeno-sanitare apo ajo u kishte mbaruar dhe nuk e kishin rinovuar, tha Ramasaco, duke shtuar se dhe një pjesë e punonjësve, të cilët punonin në to nuk kishin libreza shëndetësore.
"Gjatë muajit shtator nga inspektoriati janë kontrolluar rreth 1758 objekte. Këto kanë qenë objekte të prodhimit, tregtimit të produkteve ushqimore dhe objekte të shërbimeve publike si bare, restorante, kafe. Janë lënë 830 proceverbale në këto subjekte dhe janë vendosur 35 gjoba", tha Liljana Ramasaco, Drejtore e ASHR.
Gjithashtu gjatë muajit shtator janë kryer analiza për gjendjen e jodit në kripë dhe nga 31 mostra të testuara nuk është konstatuar mungesë. Ndërsa nga testimi I bërë tek mbi 79 lloje ushqimesh të hapura apo paketuara e të mbledhura nëpër subjekte të ndryshme të kryeqytetit, shkalla e pastërtisë ka rezultuar brenda normave.
Julia Bardhushi