E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtonin skrap pa licence, kater vete nen akuze

Korce- Tregtonin skrap duke iu shmangur tatimeve dhe detyrimeve ndaj shtetit, nen akuze kater persona te dyshuar. Policia e Korces shoqeroi dhe nisi veprimet proceduriale ne gjendje te lire per “ushtrimin e aktivitetit te pa licencuar”, ne ngarkim te Ismihan I., 42 vjec, Vasillaq X., 69 vjec, Astrit I., 46 vjec dhe Ardian T., 37 vjec, banues ne kete qytet. Gjate nje kontrolli te befasishem ne ambientet qe i kishin kthyer ne pike grumbullimi te hekurishteve, u gjet nje ngarkese e madhe skrapi, kurse per aktivitetin nuk dispononin asnje lloj dokumentacioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›