E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu energjetik botëror i naftës: Viti i ardhshëm ka do të jetë shumë i vështirë

Uashington, 30 nëntor, NOA - Rimëkëmbjes së vështirë ekonomiko-financiare të botës, gjatë vitit të ardhshëm do ti shtohet edhe ajo e furnizimit të mjaftueshëm të botës me energji, referuar rezervave të hidrokarbureve.

Një fakt i tillë pohohet në raportin Mbi tregjet e energjisë globale shkruar nga Neu Consulting, sipas të cilit ndalimi i progresit në vitin e ardhshëm ka për të qenë një gjë po aq e vështirë sa edhe në vitin 2009, edhe për tregun e energjisë.

Në lidhje me furnizimin me energji, bota do të njohë më shumë vështirësi se në vitin 2009. Ka gjasa që çmimi i naftës të vazhdojë të mbetet në 60-70 dollarë për fuçi, thuhet në raportin në fjalë.

Ndërkaq, në janar thuhet se shpërndarja e naftës do të njohë një shifër prej 76,85 dollarë për fuçi, duke shënuar një rritje kështu të tarifave të naftës.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›