E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata e Tregtisë Gjermano-Shqiptare zhvillon seminarin Shtrembërimi i Konkurrencës

Tiranë, 28 Nëntor NOA - Një seminar i ndërmarrë nga Shoqata e Tregtisë dhe Industrisë Gjermano Shqiptare dhe SPRINT! Marketing and Management Consulting u zhvillua sot në kuadrin e panairit Klik Ekspo Group. Shtrembërimi i Konkurrencës, si seminar mblodhi shumë biznese të interesuara për tregje të shëndosha.

Drejtues të Autoritetit të Konkurrencës vlerësuan nismën e zhvilluar përgjatë Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Ata u shprehën se do të mbështesin çdo iniciativë për ruajtjen e konkurrencës dhe tregje të ndershme.

I pranishëm, për të vlerësuar nismën ishte dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Bernd Dorchardt. Në bashkëbisedimin e tij me pjesëmarrësit në panel ambasadori Borchard tha se, ruajtja e konkurrencës së ndershme është ndihma më e madhe për bizneset. Gjithashtu, ambasadori gjerman vlerësoi organizimet e Klik Ekspo Group.

e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›