Borchardt: Ruajtja e konkurrencës së ndershme, ndihmë e madhe për biznesin
Forumet në Klik Ekspo Group: Shqipëria, treg me interes të madh
Vendet e BE-së zbulojnë fushat ku duhet të investojnë kapitalin
Sipërmarrjet e vendeve të Bashkimit Evropian kanë zgjuar interesin e tyre për të investuar kapitalin e tyre në Shqipëri. Kuvendi i Panairit Klik Ekspo Group u mundësoi atyre që nëpërmjet forumeve ekonomike të njihen me resurset dhe potencialet e Shqipërisë për t’u investuar dhe nga ana tjetër të prezantojnë atë çka mund të sjellin në vendin tonë. Biznesi gjerman, ai hungarez, grek, italian
kanë prezantuar fushat ku ata operojnë në vende tyre dhe kanë zgjuar interes, se disa nga llojet e bizneseve të tyre mund të zhvillohen edhe në Shqipëri. Këto forume kanë mundësuar që bizneset e vendeve perëndimore dhe ai shqiptar të ballafaqojnë eksperiencat dhe të zgjojnë interesin për bashkëpunim mes tyre. Por që një biznes të ecë dukshëm në treg, së pari ai duhet jetë pjesë e një konkurrence të ndershme dhe duhet ta ruajë këtë konkurrencë me qëllim që biznesi i tij të ecë më tej. Pikërisht një ndër pikat kyçe të forumit gjerman të biznesit ishte seminari me temë “Shtrembërimi i konkurrencës”, i ndërmarrë nga Shoqata e Tregtisë dhe Industrisë Gjermano – Shqiptare dhe SPRINT! Marketing and Management Consulting. “Shtrembërimi i konkurrencës”, si seminar mblodhi shumë biznese të interesuara për tregje të shëndosha. Drejtues të Autoritetit të Konkurrencës Vlerësuan nismën e zhvilluar përgjatë panairit ndërkombëtar të Tiranës. Ata u shprehën se do të mbështesin çdo iniciativë për ruajtjen e konkurrencës dhe tregje të ndershme. I pranishëm për të vlerësuar nismën ishte dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Bernd Borchardt. Në bashkëbisedimin e tij me pjesëmarrësit në panel ambasadori Borchardt tha se ruajtja e konkurrencës së ndershme është ndihma më e madhe për bizneset. Gjithashtu, ambasadori gjerman vlerësoi organizimet e Klik Ekspo Group.
Forumet e biznesit në Klik: Shqipëria, treg me interes të madh
Në prani të sipërmarrësve hungarezë u zhvillua i pari forum biznesi. Ky forum u organizuar nga Agjencia e Investimeve dhe Zhvillimit Tregtar të Hungarisë. Në këtë forum morën pjesë ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, ai i Shqipërisë në Hungari, drejtuesit e Albinvest dhe biznese të rëndësishme të të dy vendeve. Po kështu, në panelin e forumit ishte i pranishëm dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Nikolin Jaka. Miqtë nga Hungaria vlerësuan me fjalët më të mira organizimin e panairit ndërkombëtar nga Klik Ekspo Group. Ministria e Ekonomisë e Hungarisë është mbështetësi kyç i pavijonit të Hungarisë, i cili rikthehet pas gati një 10-vjeçari në panairin ndërkombëtar të Tiranës, nxitur edhe nga nevoja për të shumëfishuar shpërndarjen e markave hungareze në tregun shqiptar, duke ofruar produkte të teknologjisë dhe cilësisë së lartë. Nga ana e tij, ambasadori shqiptar në Hungari, Florian Nova, bëri të qartë se Shqipëria i ka të hapura të gjitha mundësitë për investime konkrete nga hungarezët. Ambasadori hungarez në Shqipëri, Molman Sandor, kërkoi që marrëdhëniet ekonomike të zhvillohen në një dimension të ri. Sipas tij, si qeveria hungareze dhe ajo shqiptare janë të gatshme të afrojnë të gjitha lehtësitë e mundshme që shkëmbimet tregtare të marrin një dimension real dhe mundësitë e investitorëve hungarezë të zhvendosen ne Shqipëri. Më pas, u prezantuan më në detaje mundësitë konkrete të Shqipërisë si dhe zonat kryesore industriale ku mund të investohet nga zv.drejtori i Albinvest, zoti Bogova. Bizneset e pavijonit të Belgjikës kanë shfaqur interes të gjerë në industrinë që ruan dhe mbron mjedisin. Në ambientet e hotel “Tirana International” u zhvillua seminari “Wallonia Environmental Solutions” - Seminar për mbrojtjen e mjedisit “Zgjidhjet mjedisore nga Wallonia – Belgjikë”. Së bashku me Klik Ekspo Group, Agjencia e Tregtisë me Jashtë dhe Investimeve të Wallonia-s – Belgjikë i organizoi seminarin për mjedisin. Ishte dhe zëvendësministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Ernest Noka. Së bashku me të pranishmit, zëvendësministri Noka bisedoi për nevojat e vendit për teknologjitë e reja në ruajtjen e mjediseve ujore, tokësore dhe ajrin. Në edicionin e 16-të të panairit ndërkombëtar të Tiranës kompanitë belge kanë ardhur me sloganin “Welcome to Europe”.