E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klik Ekspo Gruop, shprehet interes i gjerë për ruajtjen e ambientit

Tiranë, 28 Nëntor NOA - Bizneset e Pavionit të Belgjikës kanë shfaqur interes të gjerë në industrinë që ruan dhe mbron mjedisin. në Pavionin e Belgjikës.

Në mabientet e hotel Tirana International u zhvillua seminari Wallonia Environmental Solutions - Seminar mbi Mbrojtjen e Mjedisit Zgjidhjet Mjedisore nga Wallonia Belgjikë.

Së bashku me Klik Ekspo Group, Agjencia e Tregtisë me Jashtë dhe Investimeve të Ëallonisë Belgjikë i organizoi seminarin për mjedisin.

Ishte dhe zëvendësministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Ernest Noka. Së bashku me të pranishmit, Zëvendësministri Noka bisedoi mbi nevojat e vendit për teknologjitë e reja në ruajtjen e mjediseve ujore, tokësore dhe ajrin.

Në Edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, kompanitë belge kanë ardhur me sloganin Welcome to Europe.

Në Pavionin e Belgjikës, për të tretin vit me radhë, pas hulumtimeve të vazhdueshme të tregut shqiptar përmes Agjencisë Shtetërore të Eksporteve AWEX, propozimet vijnë serioze dhe hijerënda ne mbrojtjen e ambientit dhe përpunimit të mbeturinave të renda dhe amiantit, teknologjive të ngrohjes, industrisë kimike dhe medicinale, etj.

e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›