E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu i fruta-perimeve tregtaret Cmimet nuk jane rritur

Fundjava eshte me e frekuenturara prej bleresve ne tregun e fruta-perimeve ne tregun e ish-uzines Dinamo. Tregtaret shprehen se e shtuna dhe e diela ka bleresit me te shumte nderkohe qe gjate javes numri eshte shume i kufizuar. Nderkohe persa u perket cmimeve tregtaret shprehen se ato jane pak a shume te njejtat megjithese disa produkte si sallata speci apo rrushi kane pesuar nje ulje te lehte me rreth 10-15 perqind.

Cmimet e ulta ne kete sezon sipas tregtareve shpjegohen me faktin se ne shitje eshte malli i vendit qe eshte gjithmone me i lire ne krahasim me importin. Nderkohe qe edhe pse malli i importit eshte jo shume cilesor perseri eshte me i shtrenjti. Me mbarimin e prodhimit te vendit dhe kryesisht kjo ndodh ne dimer cmimet kapin vleren me te larte cmime keto qe vazhdojne te tilla deri ne hyrjen ne treg te mallit te vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›