E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, vritet një lider i Al Kaedas

Një komandant i rëndësishëm i Al Kaedas me origjinë egjiptiane është vrarë në një sulm ajror ushtarak në veri-perëndim të Pakistanit në kufi me Afganistanin.

Lajmin e bëjnë të ditur zyrtarë pakistanezë, duke shpjeguar se operacioni është kryer nga forcat amerikane.

Komandanti mendohet se ka patur rol operativ në rrjetin e Osama bin Laden dhe ishte shfaqur disa herë në video të transmetuara në web.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›