E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i ndërtimit, nuk ka blerje për pasuri të paluajtshme

Tregu i ndërtimit me gjithë përpjekjet për ta ringritur si në periudhën përpara krizës globale më 2008, vazhdon të mbetet në stanjacion. Sipas raportimeve nga Shoqata e Ndërtuesve dhe agjencitë imobiliare në kryeqytet, ritmi i shitjes së apartamenteve është ngadalësuar. Sipas tyre, arsyeja është kriza ekonomike, si dhe rënia e dërgesave nga emigrantët shqiptarë që punojnë jashtë kufijve. Në të njëjtën kohë ata argumentojnë se rënia e ritmit të shitjes së pasurive të paluajtshme ka ardhur edhe si pasojë e rivlerësimit të apartamenteve nga pronarët e tyre. Por ata parashikojnë se situata do të ndryshojë pas hipotekimit të apartamenteve në kryeqytet dhe në të gjithë vendin, pas memorandumit të nënshkruar mes Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Transporteve dhe pas urdhrit të qeverisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›