E Diel, 1 Nëntor 2026

Malta pro rritjes së fondit për shpëtimin e euros

Parlamenti i shtetit të vogël-ishull Malta votoi njëzëri për rritjen e fondit të shpëtimit të euros.

Me këtë Malta dëshmon detyrimin e saj për stabilitetin financiar evropian, tha ministri i Financave Tonio Fenech. Tani mungon vetëm Sllovakia. Kryeministrja e koalicionit katërpartiak në Bratislavë, Iveta Radicova, kërcënoi me dorëheqje në rast se parlamenti e refuzon zgjerimin e fondit këtë të martë.

Brenda qeverisë së qendrës së djathtë reforma është shumë e diskutueshme dhe fraksionet e qeverisë kanë në parlament vetëm një shumicë të ngushtë. Për zgjerimin e ombrellës së shpëtimit, me të cilën ndihmohen shtete të zhytura thellë në borxhe si Greqia apo Portugalia, nevojitet miratimi i të gjitha vendeve të Eurozonës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›