E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i punes per vitin e ardhshem

Qeveria zvicerane ka aktivizuar një klauzolë që ruan marrëveshjen për lëvizjen e lirë por që kufizon për vitin që vjen hyrjen e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Europian në tregun e saj të pinës. Edhe pse reagimi i Brukselit ka qenë i menjëhershëm, gjithsesi pakënaqësia europiane nuk mund të ndikojë në vendimet e qeverisë zviceriane. Duke filluar që nga data 1 maj, do të rinovohet kufizimi i hyrjes për qytetarët e 8 shteteve të Europës lindore. Nëse do të arrihet numri maksimal i hyrjeve atëherë do të ketë kufizime edhe për 17 vendet e Ruropës perëndimore. Zëdhënësi i shefes së diplomacisë europiane Ketrin Eshton e ka cilësuar si një vendim të papranueshëm. Kuota maksimale është 2.180 leje qëndrimi për qytetarët e Europës Lindore dhe zgjat për 12 muaj. Ndërsa 53.700 për pjesën tjetër të vendeve anëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›