E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut paralajmeron Korene e Veriut

Zëdhënësi i Ministrisë së Ribashkimit, Kim Hyung-suk, paralajmëroi ditën e enjte për “rrjedhoja të rënda”, nëse Pheniani nuk do të ishte dakord të niste bisedimet, që njëkohësisht do të shërbejnë për të ulur tensionin e arritur në një pikë kulmore në gadishull.

Pas vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare nga Këshillit i Sigurimit ndaj Koresë së Veriut, për lëshimin e paautorizuar dhe antiligjor të një sateliti nëpërmjet një rreze të gjatë veprimi në dhjetor e një testi bërthamor në shkurt, Peniani u përgjigj duke anulluar armëpushimin me Korenë e Jugut dhe duke kërcënuar fqinjët, Japoninë e bazat amerikane në Azi me “shfarosje bërthamore”.

Midis veprimeve të njëanshme që ndërmori regjimi diktatorial në veri ishte edhe mbyllja e kompleksit, që mban në punë 53 mijë koreanoveriorë dhe sjell përfitime të rëndësishme për të dy shtetet.

Kërkesa e Seulit shoqërohej me ultimatumin se përgigjia pozitive për bisedime duhet të vijë brenda 48 orëve, ndryshe Koreja e Veriut do të përballet me rrjedhoja të rënda ndërkombëtare, por pa saktësuar se cilat do të ishin këto rrjedhoja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›