E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autori i sulmeve ne Boston i kerkuar nga CIA

Zyrtarë amerikanë thonë se autori i dyshuar për sulmet në Boston qe humbi jeten ne operacionin per kapjen e tij ndodhej në databazën e CIA-s për terroristë prej 18 muajsh.

Disa zyrtarë, në kushte anonimiteti, kanë thënë se CIA e ka vendosur atë në databazë, pas kërkesës së zyrtarëve të inteligjencës ruse, në shtator të vitit 2011.

Zbulimet kanë ngritur dyshimet se përse autoritetet amerikane nuk kanë hetuar më tej Tamerlan Tsarnaevin, i cili është vrarë në të shtënat me policinë.

Vëllai I tij, Dzhokhar, është akuzuar formalisht për vepra terroriste, përfshirë përdormin e një arme të shkatërrimit në masë.

Tamerlan Tsarnaev dhe vëllai i tij, Dzhokhar, dyshohen se jane autore te sulmeve në maratonën e Bostonit më 15 prill, nga të cilat kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur mbi 260 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›