E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncesionet e kromit Prifti ne Prokurori

/ /

I shoqeruar nga dy truproja ish-ministri Prifti ka hyre ne Prokurori para mesdites. Ai qendroi ne zyrat e Task Forces per rreth dy ore ku ka dhene shpjegime lidhur me koncesionet e dhena nga Ministria e Ekonomise per shfrytezimin e minierave kryesisht ne Bulqize. Ish-ministri doli nga Prokuroria rreth ores 1400 dhe me pas ndaloi per te dhene nje sqarim te shkurter per median duke konfirmuar se ka dhene deshmine e tij mbi nje ceshtje penale ne hetim per koncesionet minerare. Sot jam thirrur si person ne dijeni per ceshtjen penale te filluar nga Prokuroria lidhur me koncesionet e dhena para periudhes se emerimit tim si minister tha Prifti. Ai sqaroi se ka dhene sqarime per ate qe kane pyetur prokuroret. Flitet per koncesione minerare te bera para periudhes qe une kam qene minister sqaroi ish-ministri Dritan Prifti ne dalje te Prokurorise. Nderkohe burime nga hetimi i ceshtjes thane se hetimi po zhvillohet per dhenien e nje sektori te minieres se Bulqizes per nxjerrje kromi me nje vendim te korrikut 2009. Vendimi ne fjale sipas Prokurorise eshte firmosur nga ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli. Prokuroria i ka nisur hetimet per kete rast mbi bazen e nje kallezimi te bere nga kompania e perjashtuar prej konkurrimit per marrjen e koncesionit.
Hetimi per koncesionet
Dosja penale per te cilen eshte pyetur dje ish-ministri Dritan Prifti u hap muajt e fundit pas denoncimit te bere ne Prokurori nga nje kompani e perjashtuar nga gara. Sipas pretendimeve ne kallezim dhenia me koncesion e nje sektori te minieres se kromit per kete kompani eshte bere vec shkeljeve te tjera edhe mbi bazen e nje dokumenti te falsifikuar mbi treguesit teknike dhe potencialin ekonomik te subjektit. Dosja e ketij rasti eshte shqyrtuar fillimisht ne Ministrine e Financave dhe me pas i eshte kaluar per vendim Ministrise se Ekonomise ne kohen kur ky dikaster drejtohej prej ministrit Genc Ruli. Pasardhesi i tij Dritan Prifti eshte thirrur ne Prokurori pasi ne deklaratat qe ka bere ne media ka pohuar se ne vitin 2010 kishte urdheruar kryerjen e nje kontrolli per gjithe koncesionet e dhena nga Ministria e Ekonomise. Sipas Priftit ky auditim kishte nxjerre raste flagrante te shkeljes se rregullave dhe ligjeve me dhenien e disa koncesioneve te ndryshme qe ishin certifikuar nga Ministria e Ekonomise. Nderkohe Prokuroria pohon se ceshtja per te cilen u pyet Prifti eshte ende ne fazen e verifikimeve per fajesine e te pakten 6 zyrtareve te dyshuar.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›