E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i sigurimeve dyfishon numrin e kontratave

Të dhënat zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportojnë se të ardhurat nga sigurimi, në periudhën janar - gusht 2011, arritën rreth 5 909 milionë lekë, ose 7.50% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të njëjtat statistika tregojnë se gjatë periudhës janar - gusht 2011 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 890 912, duke dyfishuar numrin e kontratave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, që sollën rreth 87.61% të vëllimit të përgjithshëm të sigurimeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 12.23% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.16%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit: i detyrueshëm dhe vullnetar, sigurimi vullnetar zë 53.59% dhe sigurimi i detyrueshëm motorik zë 46.41% të totalit të tregut.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›