Kompensimi i pronave 25 mije ha troje te lira
Rreth 25 mijë hektarë janë trojet e lira që do të përdoren për fondin e kompensimit të pronarëve. Të dhënat zyrtare tregojnë se këto sipërfaqe që gjenden në të gjithë vendin janë tashmë në dispozicion për tu përdorur nga Agjencia e Kthimit dhe Kopensimit të Pronave.
"Ka rreth 135 mijë ha janë toka të pandara dhe të paprivatizuara, që rrjedhimisht quhen toka të lira. Nga këto 25 mijë ha mbeten pronë shtetërore dhe janë në dispozicion të procedurave të kthimit të pronave. Ato nuk i shitblehen personave fizike, juridikë, vendas apo të huaj, as nuk jepen me qira, pasi janë akoma procedurat ligjore që do të implementohen për kompensimin e pronave, pra ka një agjenci përkatëse", tha Tokli Thomai, zëvëndës ministër i Bujqësisë.
Në të gjithë vendin janë rreth 135 mijë hektorë toka të papërdorura, të cilat për arsye të ndryshme janë braktisur. Me anë të disa ligjeve dhe stimujve ekonomikë shumë prej tokave kanë nisur të përdoren.
"110 mijë ha të tjerë janë kryesisht në dispozicion të pushtetit vendor. Është programi i ullirit që ka shënuar progres të jashtëzakonshëm me dyfishim të numrit dhe rritje me 40 pë qind të tij. Është programi i dytë, i drufrutorëve dhe arorëve, i cili është dhe ai në zhvillim me premisa mjaft optimiste, natyrisht vazhdojnë dhe masat e tjera mbështetëse për programet e tjera sic është vreshtaria, blegtoria si dhe kreditimi bujqësor që është mjaft i rëndësishëm", vijon Thomai.
Vitet e fundit është vënë re se bashkimi i sipërfaqeve bujqësore ka rezultuar i suksesshëm. Në shumë fshatra fermerët apo një subjekt i vetëm, duke parë leverdinë ekonomike kanë nisur të ndryshojnë mënyrën e prdorimit të tokave.
Florian Papadhimitri