E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, grabitën një shtetas turk, dy në pranga

Operacioni i koduar “Koha rekord”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Erges Duga, 20-vjeç, banues në Elbasan dhe Erlind Gega, 19-vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi më datë 21 Shkurt 2012, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Beqir Dardha“ Elbasan, nën kërcënimin e një arme zjarri tip pistoletë kane grabitur banesën e shtetasit Turk  S. Erbir, 38 vjeç, lindur dhe banues në Turqi.

Në cilësinë  e provës materiale, u sekuestruan 1 laptop, 1 telefon celular t marks “SAMSUNG”,  2 USB, dokumente turke të këtij shtetasi, një sasi e konsiderueshme parash si dhe një automjet me targa Gjermane. /Start/

                                                                                             2012-02-23 15:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›