E Diel, 1 Nëntor 2026

Të premten ceremonia për “Dëshmorin më të ri të Atdheut”

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se një avion do të sjellë rreth orës 03:15 minuta të mëngjesit të së premtes trupin e të ndjerit.

Më pas do të vazhdojnë ceremonitë që do të organizohen nga vetë Ministria e Mbrojtjes. Pas ceremonive ushtarake, rreth orës 07:00 të mëngjesit trupi do të dërgohet pranë familjes deri në orën 10:00. Më pas, ceremonia do të transferohet tek Pallati i Kongreseve, ku do të zhvillojnë homazhe përveç ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Ushtrisë, edhe krerët më të lartë të shtetit.

Fillimisht homazhe do të zhvillojë kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Rreth orës 13:30 minuta, arkivoli do të niset drejt Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut. Atje do të zhvillohet ceremonia e Apelit të Fundit nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Kolonel Dritan Demiri. E gjithë ceremonia mortore do të organizohet nga shefi i Protokollit të Ministrisë së Mbrojtjes. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-02-23 15:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›