Trembet Mesila Doda policia ne TV Klan pas emisionit Opinion
Policia ka marre ne ruajtje shtepine e Mesila Dodes prej nates se mbremshme. Nje patrulle policie qendron para deres se shtepise se saj pas shqetesimeve qe Doda ka frike se do te kete per shkak te paraqitjes se saj publike ne emisionin e fundit Opinion ne TV Klan. Policia mberriti qe dje ne zyrat e TV Klan mbas mbarimit te emisionit Opinion.
Mesila Doda tani deputete e PD ka akuzuar gjate emisionit zotin Zogaj per lidhje te tij me regjimin e kaluar. Zogaj i cili ka fituar ne gjykate pafajesine lidhur me dokumentin qe ka paraqitur Doda ka reaguar me nervozizem ne pushim te emisionit. Kjo ka frikesuar Doden dhe ka thirrur forcat e sigurise pas mbarimit te emisionit.
Ne fakt nuk ka ndodhur asgje e jashtezakonshme por policia ka shoqeruar Doden ne shtepi ndersa Zogaj ka ikur i qete pa ndonje incident. Pas emisionit te dy debatuesit e Berishes Doda dhe Manjani dikur ish-socialiste jane ndjere te frikesuar. Ylli Manjani eshte larguar nga TV Klan me nje makine pa targa ndersa Doda e shoqeruar nga forca te policise.