Zgjedhjet vendore KQZ blen 6 mije kuti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te bleje rreth 6 mije kuti te reja per materialet zgjedhore. Edhe pse ne dhjetor institucioni qe merret me administrimin e zgjedhjeve shtroisi urgjente nevojen e djegies se fleteve te votimit per te riperdorur kutite per zgjedhjet vendore te 8 majit perseri do te blihen kuti te reja.
Vendimi u mor ne mbledhjen e djeshme te KQZ ku u percaktuan edhe kriteret qe duhen te plotesojne kutite qe do te perdoren per materialet zgjedhore ne maj. Sasia e kutive te materialeve zgjedhore qe do te sigurohen per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te dates 08.05.2011 eshte 6000cope. Nga keto 10 per qind rezerve - tha Ristani.
Perfaqesuesi i djathte Niazi Kosovrasti u shpreh se KQZ per te shmangur dy standardet ne zgjedhje duhet te bleje te gjitha kutite e nevojshme pavaresisht idese fillestare per te riperdorur te pakten nje pjese te kutive qe do te dilnin te pademtuara nga procesi i pastrimit te kutive.
Une i mbetem nje propozimi qe dje ne fund te mbledhjes bera ketu dhe mendoj se po qe se do te merremi vetem me ato dy mije qe te jene shtese mbi 4500 do te na hapet perseri ne zgjedhjet e tjera me mire te merret tani e gjithe e njejte e re dhe do te vleje per keto zgjedhje dhe per tetjerat - tha Kosovrasti.
Kutia materialeve zgjedhore qe do te perdoren per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te dates 08.05.2011 duhet te jete transparente plastike e sigurt e papalosshme e riperdorshme.
Kutia do te mbyllet vetem me kater kode metalike anesore ndersa kapaciteti i saj do te jete afersisht 70 L. KQZ regjistroi edhe tre partite e para per zgjedhjet vendore Levizja per Drejtesi e Shqiptareve Aleanca Kombetare dhe partite Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen ndersa regjistrimi per Partine Emigracioni Shqiptar u shty per plotesim dokumentacioni.