Vrau kolegun polic se nuk e nderroi ne turn

Ramiz Ademi akuzohet per vrasjen e policit te sherbimit te komunes Bushat. Familja e ngujuar nga frika e hakmarrjes
TIRAN- Prokuroria e Krimeve te Renda mbylli hetimin ndaj ish-efektivit te policise se Shkodres Ramiz Ademi i akuzuar per vrasjen e kolegut te tij Ton Jakini ne maj te ketij viti. Nderkaq familja e Ademit sipas burimeve tashme eshte ngujuar nga frika e hakmarrjes se te afermve te ish- kolegut te te afermit te tyre.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te prokurorise qe saktesuan se hetimi ishte mbyllur dhe prokurori Ylli Bedalla dorezoi ne gjykate dosjen ne ngarkim te Ramiz Ademit te akuzuar per vrasje ne rrethana cilesuese. Krimi ndodhi me 18 maj 2010 gjate nderrimit te turneve ne godinen e komunes Bushat.
Dosja pritet te shqyrtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi e caktuar nepermjet shortit elektronik. Sipas kerkeses per gjykim te siguruar nga Shekulli me 18 maj 2010 eshte vrare me arme zjarri Ton Jakini efektiv i policise se Shkodres dhe autori eshte identifikuar kolegu i tij Ramiz Ademi.
Vrasja ndodhi pas nje konflikti mes tyre per vonesen e nderrimit te sherbimit per ruajtjen e godines se Komunes Bushat- thote prokuroria. Rreth ores 1330 ne komune ka mberritur Ton Jakini i veshur civil me veturen e tij qe e ka parkuar ne oborr.
Pasi pershendeti punonjesit veshi uniformen ne kabinen e rojes dhe me shpejtesi ai doli e u largua serish me veturen e tij pasi eprori i kishte kerkuar ndihme per nje konflikt pronesie. I pandehuri Ademi duhej te linte sherbimin ne oren 1400 por kolegu i tij Jakini nuk kishte mberritur.
Menjehere Ramiz Ademi i telefonoi oficerit te rojes duke i thene Gjej nje polic te me zevendesoje se orari im mbaroi-thuhet ne dosje.
Pas 20 minutave rreth ores 1420 ne vendin e sherbimit u kthye pak perpara ngjarjes mberriti Ton Jakini . Pasi zbriti nga vetura ne nje distance 10 metra mes tyre policet shkembyen ofendime per vonesen. Sherri degjeneroi dhe te dy efektivet blu u goditen me grushte.
Per ti ndare nderhyri roja dhe polici i komunes Bushat ndersa ata ende te ofendoheshin. Kur roja dhe punonjesi i policise se Komunes Bushat leshuan Ramiz Ademin ai vuri re se Jakini po sulej drejt te tij. Menjehere ka nxjerre armen e sherbimit dhe ka qelluar duke i shkaktuar vdekjen-thuhet ne dosjen e perpiluar nga prokurori Ylli Bedalla.