E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tefta Tashko Koco talenti qe u shua para kohe

Nje ze i mrekullueshem qe na ka shoqeruar dhe na shoqeron si per te na kujtuar se emocioni nuk eshte koncept qe ka te beje me kohen por me talentin.

Ky ze i perket sopranos Tefta Tashko Koco nje nga figurat me te rendesishme te intepretimit vokal ne Shqiperi qe me interpretimin e saj te bukur dhe autentik gjate karrieres se saj te shkurter ngriti nje talent te jashtezakonshem te ekzekutimit si ne muziken lirike qytetare ashtu edhe ne repertorin e pasur te muzikes klasike operistike.

E lindur ne Egjipt ne vitin 1910 vajza e patriotit te shquar Thanas Tashko dhe e Eleni Zografit u perfshi qe ne femijeri ne jeten artistike te Korces e edukuar muzikalisht ne Paris dhe Rome. Bilbili shqiptar i dhuroi publikut ne ate kohe emocione te papershkrueshme.

Incizmet e para muzikore Tefta Tashko i ben ne vitin 30 te shekullit te kaluar prane shoqerise diskografike Pateacute- Paris e perfshire ne grupin e kengetarit te shquar te iso-polifonise Neco Mukon ndersa koncerti i saj i pare si kengetare profesioniste shenohet pese vjet me vone me rikthimin e saj ne Atdhe te cilin ajo e dha ne shume qytete te Shqiperise.

Krahas arieve lirike te autoreve te shquar boterore si Moxart Shubert Verdi Donixeti Belini Pucini ne keto turne neper lsquoShqiperine e varfer u kenduan edhe kenget popullore shqiptare si pjese integrale e kultures muzikore popullore shqiptare. Repertori i saj perbehet nga gati 90 kenge nga te gjitha qytetet 36 prej te cilave i regjistroi ne Paris dhe Milano ne pllaka gramafoni e qe kemi mundesi ti degjojme me endje edhe sot.

Tefta jetoi ne periudhen kur kenga lirike qytetare huazoi nga arti vokal i kultivuar lehtesine e nevojshme per te prodhuar linja melodike e frazime elegante proces ky qe krijoi gjinine ne fjale ne vitet 1930 dhe qe do te vazhdonte edhe me vone fale perkushtimit dhe interesit te kengetareve si Tefta Tashko Koco apo krijuesve te asaj epoke.

Kroi i fshatit tone me muzike te Kristo Konos dhe poezi te Lagush Poradecit apo Kur me vjen burri nga stani Zare trendafile Te dua moj goclsquo e vogel Bilbil capkeni Qante lulja lulen jane disa prej krijimeve popullore nga te cilat Tefta me zerin e saj te rralle diti te nxirrte ndjenjen e thelle qe populli kishte shkrire ne te.

Gjate Luftes se Dyte Boterore thuhet pa frike se Tefta Tashko-Koco ishte perfaqesuese me e denje e drejtimit operistik pasi kenga lirike qytetare konceptohej nga ajo si arie apo arioze ajo synonte te arrinte ate lloj frymezimi melodik sa te krijonte imazhin e tingullit dhe ritmit muzikor te kenges.

Mbarimi i Luftes se dyte Boterore do ta gjente Tefta Tashkon duke kenduar ne Operan e Beogradit ku intepretoi me shume sukses rolin e Mimise tek Bohema e Pucinit dhe ate te Rozines nga opera Berberi i Seviljes e Rosinit.

U vleresua nga kritika e huaj si soprano lirike me shkolle te persosur timber te qarte e te shendoshe intonacion te paster si kristali me teknike te persosur vokale veprime te matura e frazim plot shije. Keto mjerisht ishin sukseset dhe gjurmet e fundit. Tefta Tashko Koco u shua nga nje semundje e pasherueshme ne moshe shume te re vetem 37 vjec duke lene nje boshllek ne muziken shqiptare por nje thesar trashegimie te kenges lirike si dhe djalin e saj Eno Kocon nje muzikant dhe dirigjent i njohur sot ne Shqiperi.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›