Pagesa e taksave vjetore te automjeteve

Qytetarët shqiptarë janë dyndur në radhë të gjata për të paguar taksat vjetore të automjeteve të tyre.
Ashtu siç do vit, pranë zyrave të shërbimit të qarkullimit rrugor, vetëm në 5 ditët e fundit po dynden dhjetëra përdorues automjetesh. Drejtori i Shërbimit të Qarkullimit Rrugor, Arben Pinari i tregon abc neës se do të punohet edhe ditën e dielë si dhe ditën e festës, pra në 31 dhjetor.
Sipasi zotit Pinari, shumica e qytetarëve në radhë, kanë kapërcyer afatet e pagimit të taksave.
Por, ata nuk pranojnë se kanë kaluar afatet e pagesës.
Drejtori Pinari bën të ditur se fluksi nisi që në datën 24 dhjetor.
Sipas statistikave zyrtare, në nëntor të këtij viti ishin paguar taksa për 21 938 automjete, ndërsa vetëm për dhjetorin, deri në datën 27, janë paguar taksa për 33 946 automjete.
Nëse qytetarët nuk paguajnë brenda këtij vitti, atëherë vititn tjetër ata do të apguajnë detyrimin për të dy vitet.