Treni i perplasur ne Spanje

Kanë nisur të nxjerrin të dhëna të reja hetimet e policisë spanjolle, të ndihmuara dhe nga përmbajtja e kutive të zeza të trenit. Aksidenti i 24 korrikut kur treni u përplas dhe shkaktoi vdekjen e 79 personave, 178 të plagosur, 60 prej të cilëve ndodhen ende në spital.
Makinisti ka qenë duke folur në telefon në kohën e aksidentit dhe nuk e ka kuptuar, sipas avokatit mbrojtës se kishte kaluar nga shinat e shpejtësisë në ato normale. Pasi e ka kuptuar ai ka frenuar. Duke hyrë në kthesë me një shpejtësi prej 190 kilometrash në orë, treni ka mundur të ngadalësojë vetëm deri në 150 kilometra në orë. Ndërkohë që në atë pikë shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 kilometra në orë.
Por hetuesit janë përqendruar tek dëshmia e makinistit i cili nuk e kishte përmendur më parë bisedën telefonike në momentin e ngjarjes. Për më shumë dyshohet se ajo telefonatë vinte pikërisht nga shoqata e hekurudhave. Ndërsa pritet dhe vërtetimi i këtyre dyshimeve. Garson u ka dorëzuar pasaportën autoriteteve dhe ndodhet në arrest shtëpie.