Ura Vajgurore humb kontrollin e mjetit

Humja e kontrollit të mjetit i ka kushtuar jetën 25 vjeçarit Selam Baxhia nga Berati, ndërsa mbeten të plagosur edhe tre shokët e tij Sokol Xhelo, Ermal Bani, Donald Doksani . Këta të fundit ndodhen në spitalin e qytetit në gjendje kritike për jetën. Aksidenti ndodhi në aksin Berat- Ura Vajgurore ku një makinë tip “Ford” pasi doli nga rruga është përplasur me bordurën anësore të një banesë aty pranë .
Brenda në makinë ndodheshin 4 persona drejtuesi i mjetit tip “Ford” dhe 3 shokët moshatarë më viktimën. Paraprakisht dyshohet si shkak i aksidentit shpejtësia tej normave të lejuara.