E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni perplas makinen vdes 38 vjecari

Ndërron jetë në spital Altin Kovaci një nga plagosurit e  aksidentin te ndodhur tek mbikalimi i Kaçes ne SHkoder ku mbeten të plasgosur edhe dy të tjerë . 

Nga policia bëhet e ditur se treni i udhëtarëve ka perplasur autoveturen tip Benz me targe LE 9843 A, qe drejtohej nga shtetasi Ernest Kovaçi 47 vjec.

Nga goditja e fortë ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal të  Shkodrës shtetasi Altin Kovaçi 38 vjec, si dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën shtetësja Vitore Kovaçi 40 vjece. Të tre këto shtetas janë banues në fshatin Dragushe,  Komuna Dajç Lezhe.  

Dëmtime ka pësuar dhe drejtuesi i mjetit  Ernest Kovaçi, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupo hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›