E Diel, 1 Nëntor 2026

Treni shkeli 19 vjeçaren, tentoi të vetvritet?

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tetovë, treni ka shkelur 19 vjeçaren nga Tetova, Lazime A.

Sipas të dhënave të policisë e cila ende është në terren, treni me relacion Kërçovë- Shkup, rreth orës 14 ka kaluar nëpër Tetovë dhe ka lënduar rëndë vajzën e cila aktualisht është në gjendje kome në Spitalin e Tetovës, shkruan Portalb.

Burime për Portalb thonë se vajza ka tentuar të vetvritet. Policia ende është në terren dhe nuk lejon afrimin e gazetarëve në vendngjarje./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›