E Diel, 1 Nëntor 2026

Treni shtyp 17 vjeçaren nga Tirana, ishte në plazh

DURRËS - Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 tek Shkëmbi Kavajës në Durrës, kur treni ka shtypur një vajzë. 17 vjeçarja, Liljana Neza nga Tirana është duke luftuar me vdekjen në spitalin e Durrësit. Ajo kishte shkuar në plazh me familjen dhe në momentin që ka tentuar të kalojë rrugën është aksidentuar rëndë nga treni i linjës Tiranë-Durrës. Mësohet se vajza ka tentuar të kalojë mbi shina pa vënë re trenin që ishte pranë. Mjekët thonë se vajza është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe me vështirësi është identifikuar si pasjë e shpërfytyrimit nga plagët e marra. Aktualisht e aksidentuara po i nënshtrohet operacionit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›