E Diel, 1 Nëntor 2026

Treni si sallë lindje në Indigruaja sjell në jetë sërish dy binjakë

lindjeIndi- Një grua në shtetin e Uttar Pradesh në veri të Indisë, ka lindur binjakë në tren, për herë të dytë në katër vjet. Zubin Nisha, tashmë nënë e binjakëve të lindur në një tren, ishte me burrin e saj në udhëtim kur atë e kapen në befasi dhimbjet e lindjes.

Gruaja shtatzënë u ndihmua menjëherë nga gratë e pranishme. Teksa TgCom24 raporton sot se nëna dhe foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në dhomëzën e mbushur me njerëz, gruaja u shtri në një krevat marinari dhe të pranishmit lajmëruan ekuipazhin e trenit. Por, para se treni të arrinte në stacionin e ardhshëm, gruaja kishte sjellë tashmë në jetë binjakët. Nëna dhe fëmijët u dërguan në spital dhe historia përfundoi me një fund të lumtur.

Burri, i cili po shoqëronte gruan për të lindur në fshatin e saj, tha se ai u lehtësua nga ndihmat e marra nga pasagjerët. Çifti tashmë ka dy binjakë katër-vjeçare, një djalë dhe një vajzë, të lindur gjatë një udhëtimi me tren. “Duket se All-llahu ka vendosur që fëmijët e mi duhet të vijnë në botë në këtë mënyrë”,- ka shtuar i kënaqur burri.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›