Lista e deputetëve, Sequi: Respektoni kriterin për të patur 30% femra
Tiranë- Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Ettore Sequi u ka bërë thirrje sot partive politike që të respektojnë kriterin për të patur 30% gra në listat e tyre zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij në konferencën Zhvillimi i Demokracisë nëpërmjet Barazisë Gjinore, ai u shpreh se barazia gjinore është një elemrnt mjaft i rëndësishëm për ato shtet që duan të bëhen pjesë e BE-së, mes të cilave është edhe Shqipëria.
Ambasadori theksoi se pjesmarrja e grave në opolitikë është një element mjaft i rëndësishëm dhe sipas tij nuk ka arsye se pse kjo gjë të mos ndodhë.
Ndërkohë sot partitë politike do të zytarizojnë listat e kandidatëve për deputetë në të gjithë vendin, ndërsa mësohet se kryeministri Sali Berisha do të kandidojë në Tiranë, ndërsa kreu i PS-së, Edi Rama, në Vlorë.