E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conte, 10 muaj suspendim

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është suspenduar nga futbolli për dhjetë muaji, pasi u shpall fajtor për moskallëzim krimi nga Komisioni i Disiplinës së Federatës Italiane të Futbollit.

Vendimet e komisionit u dhanë mëngjesin e së premtes kurse ankesa do të dëgjohet në datën 20 gusht. Conte dënohet pasi provat që ai kishte dijeni në fiksimin e dy ndeshjeve të Sienës, në kohën kur drejtonte këtë klub në Serinë B.

Ndërkohë, dy futbollistët e tjerë të Juventusit, Leonardo Bonucci dhe Simone Pepe, u liruan nga akuzat, pasi dëshmia që i inkriminonte nuk u gjykua si e besueshme. Përderisa i përket klubeve të përfshira në skandal, dënimin më të rëndë e mori Lecce dhe Grosseto, që bien automatikisht nga Seria B në Lega Pro.

Sezonin e ardhshëm, Siena do të nisë kampionatin me gjashtë pikë minus, Bari me pesë pikë më pak, ndjekuar nga Albinoleffe, Sampdoria, Torino e Varese me -1 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›