E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, me autobus për Milano

Barcelona do të udhëtojë me autobus për t’u takuar me Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka bërë të ditur kampioni evropian të dielën.

Gjiganti katalan do të udhëtojë me dy autobus 634 kilometra deri në Cannes, të dielën, dhe aty do të kalojë një natë para se të mbulojë 351 kilometrat e tjera për në Milano, të hënën.

Ekipi i Pep Guardiolës u desh të ndërrojë planet e udhëtimit për shkak të pluhurit vullkanik që ka anuluar fluturimet rreth Evropës. Të dyja aeroportet në Barcelonë dhe Milano ishin të mbyllura të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›