'Treshja' Thaçi-Mustafa-Dell sërish në darkë të fshehtë
Një tjetër takim larg vëmendjes së medias i treshes Thaçi - Mustafa - Dell.
Të mërkurën mbrëma, në një restorant në periferi të Prishtinës kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së, Mustafa dhe ambasadori amerikan, Dell kanë darkuar së bashku përderisa nuk kanë preferuar të zbulojnë shumë detaje.
Krejt çfarë ka folur për RTK-në është Isa Mustafa. Ai ka thënë se "takimi ishte i zakonshëm dhe ka shërbyer për të koordinuar sjelljet e pozitës dhe opozitës pas zhvillimeve të fundit politike në vend".
Kryeministri i Kosovës dhe Ambasadori amerikan nuk kanë komentuar për darëkn e 'treshes', transmeton indeksonline.