E Diel, 1 Nëntor 2026

Treyza e PS-se per ish-te perndjekurit kunderpergjigjet PD

Tryeza e Partisë Socialiste për ish-të përndjekurit politik ka sjellë reagimin e ashpër të Partisë Demokratike. Ishte deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli, ai cili gjatë një komunikimi me mediat nuk kurseu akuzat ndaj kreut socialist, Edi Rama. Sipas tij, përpara se Rama të zhvillojë të tilla tryeza duhet të kërkojë falje familjeve që u masakruan dhe u pushkatuan me firmë të familjes së tij politike. Madje në këtë kontekst, Kadilli shkoi më tej duke dhënë përpara opinionit publik të dhëna lidhur me urdhrin për vrasjen poetit të Nela.
“Edi Rama t'u kërkojë ndjesë të përndjekurve për krimet e familjes së tij politike. Komunizmi masakroi me mijëra qytetarë. Ashtu sikurse vetë Kristaq Rama firmosi varjen e Havzi Nelës”, vlerësoi Kadilli. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›