mimi i naftes do te vijoje rritjen

Çmimi i naftës do të rritet akoma dhe për këtë konsumatorët duhet të përgatiten. Luigj Aliaj, presidenti i Shoqatës së Hidrokarbureve sqaron se rritja po ndodh për shkak të ndryshimeve të menjëhershme të çmimeve në bursë. Sipas tij, brenda pak kohësh, nga fillimi i janarit deri në ditët aktuale, çmimi i naftës për një ton u rrit me më tepër se 100 dollarë. Një gjë e tillë po ndodh për shkak të probleme gjeopolitke mes Iranit dhe Perendimit. Aliaj bën të ditur se rritja e çmimeve ka çuar në rënie të konsumit për karburant deri në 20 për qind.
Presidenti i Shoqatës së Hidrokarbureve sqaron gjithashtu se asnjëherë nuk bëhet fjalë për rezerva që janë marrë dikur me një çmim më të ulët, që sot produkti mund të ofrohet lirë.
Aktualisht çmimi i naftës ka shkuar 195-196 lekë për litër dhe parashikohet që mund të shkojë deri në 200 lekë. Çmimi i naftës është rritur më tepër se çmimi i benzinës, për shkak se kërkesa për naftë është shumë më e lartë.