E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezege bind Delnerin, synon një vend titullari

Gjatë ditëve të fundit, Trezege ka treguar formë të mirë në stërvitje dhe në ndeshjet miqësore përgatitore, duke shënuar gola që e kanë bindur trajnerin Luixhi Delneri të mendohet dy herë para se t’i “japë duart”. Dalëngadalë 33-vjeçari ka eklipsuar mundësitë e Iakuintës dhe Amaurit, duke fituar një vend titullari përkrah Diegos në sulmin bardhezi.

Dyshen e ka “bekuar” edhe vetë tekniku italian. “Me atë që kam parë deri tani, dyshja Diego-Trezege është më e mira për momentin. Megjithatë, kjo është një periudhë që formën e lojtarëve do ta tregojë fusha e lojës dhe vlerat e secilit mbeten për t’u parë”, pohoi trajneri juventin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›