E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra-Guardiola, takim kokë më kokë

Megjithë deklaratat se nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona, Zllatan Ibrahimoviç në fakt po përpiqet të kuptojë mundësitë dhe hapësirat reale në skuadër për sezonin e ardhshëm. Prandaj sot Ibra dhe tekniku Pep Guardiola kanë pasur një takim kokë më kokë në zyrën e trajnerit. Në fillim ishte edhe Zubizareta, pastaj ky i fundit u largua.

Pas një sezoni të parë për t’u harruar dhe me mbërritjen e David Vilës, hapësirat për Ibrën në formacionin titullar janë tepër të kufizuara. Nuk dihet përgjigja e Guardiolës, por nga Spanja vijnë zëra që aludojnë se së shpejti agjenti i lojtarit, Mino Raiola, do të hidhet në kërkim të skuadrave që janë të gatshme të investojnë për 28-vjeçarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›