Interi prezanton 18-vjeçarin Koutinjo
Klubi italian kishte arritur marrëvshjen me brazilianët e Vasko de Gamës para dy vitesh, por priti derisa lojtari mbushi moshën 18-vjeçare. Gjatë prezantimit, trajneri Rafa Benitez theksoi se Filipe Koutinjo “është një i ri me shumë cilësi, që mund të jetë e ardhmja e skuadrës dhe presim të bëjë shumë për ne”.
Në qiellin e shtatë ka qenë edhe vetë talenti brazilian: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe shpresoj t’u jap shumë kënaqësi tifozëve të Interit. është një ëndërr që bëhet realitet, këtu ka shumë kampionë brazilianë të cilët i kam admiruar gjithnjë në televizor dhe tashmë që jam me ta, është një ëndërr që realizohet”.