E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezege, i pakenaqur te Juventusi

Agjenti i futbollistit francez, Devid Trezege deklaroi se sulmuesi i Juventusit nuk eshte i kenaqur aktualisht, ne radhet e ekipit te tij. Devid Trezege nuk ka gjetur hapesire ne radhet e bardhezinjve, per ndeshjet e fundit dhe per pasoje mund te largohet ne fund te ketij edicioni. Ai ka pasur edhe konfrontime me drejtuesit e ekipit, konkretisht me trajnerin Klaudio Ranieri. Por agjenti i Trezegese thote se, lojtari eshte i merzitur per vete faktin se pas rikthimit ne fushe, pas nje demtimi te gjate, duhet te kishte luajtur me shume dhe per kete arsye, deshiron qe ne mbyllje te kampionatit te largohet dhe te gjeje veten diku tjeter. Trezege ka humbur edhe rolin e tij kryesor ne sulmin juventin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›