Tirana me Agollin ne finale, Vllaznia beson tek titulli kampion
Nje dite para finales se kupes, Tirana ka fituar Ansi Angollin. Tirana eshte perforcuar serish me nje lojtar qe ne fakt e kishte pjese te formacionit gjate gjithe sezonit. Ansi Agolli eshte rikthyer ne kryeqytet jo me i huazuar, por me kartonin e tij dhe do te luaje ne ndeshjen e fundit, si pjese e Tiranes. Ashtu sic pritej, mesfushori u bashkua serish me bardheblute, pasi kartoni i tij eshte blere nga drejtuesit e klubit te Tiranes. Largimi i mesfushorit te kombetares, drejt Finlandes, ku ishte ne kontrate me klubin e Vasas, prishi deri diku harmonine e skuadres se Koles. Ne vigjilje te ndeshjeve vendimtare te ketij sezoni, ekipi qe synon dy trofete, vendosi qe te paguaje 50 mije dollare, qe te pronesonte kartonin e lojtarit, duke nenshkruar edhe nje kontrate 1-vjecare me Agollin. Flamurtari nga ana tjeter nuk i druhet Tiranes. "Ne jemi ne finale per te fituar kete trofe",- theksoi Geri Cipi, sekretari i klubit vlonjat. "Ne te kundert, shpresojme qe Tirana te fitoje titullin dhe Flamurtari te rikthehet ne Kupat e Evropes." Pas barazimit qe shenoi ne Kavaje, Tirana humbi kryesimin, por stafi drejtues i ekipit eshte perpjekur qe te motivoje lojtaret, para ndeshjeve te radhes. Tirana do te luaje me Flamurtarin, ne finalen e kupes, me synim qe te fitoje trofeun e pare, para se te pretendoje titullin kampion, ku rivaliteti vazhdon te jete i larte, madje ka shenuar nje rokade tjeter. Vllaznia e Shkodres, pas eliminimit nga kupa, ka shpallur nje synim, qe te fitoje titullin kampion, madje i mori kryesimin Tiranes, ne javen e fundit. Tre jave para se te mbyllet gara, ne kampin shkodran eshte rritur optimizmi. Presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj ka afruar nje shperblim te majme per lojtaret, ne rast se arrijne objektivin final. Gjithsesi, Tirana shihet favorite per te fituar kupen dhe ndeshja finale ne Tirane, do te percaktoje fituesin e kampionatit.
Dinamo
Blute e kryeqytetit do te jene kete jave mysafire ne Shkoder, si kampione ne fuqi. Dinamo, ne rast se mundet nga Vllaznia, nuk do te kete asnje mundesi matematikore per te mbrojtur titullin. Ne Shkoder, gjate ketij sezoni, blute kane shenuar dy fitore ne dy ndeshje.
Flamurtari
Sekretari i Pergjithshem i Klubit te Flamurtarit, Geri Cipi deklaroi se ekipi vlonjat nuk eshte rastesisht ne finale dhe synon madje trofeun, per te marre pjesen ne Kupen UEFA. Ne te kundert, Flamurtari shpreson qe Tirana t'i fitoje te dy trofete.