Groenlanda, rregulla të reja për pavarësi nga Danimarka
Territori Arktik i Groenlandës ka hartuar rregulla të reja të brendshme qeverisëse, duke iu afruar një hap më shumë drejt pavarësisë së këtij vendi nga Danimarka. Një inisiativë e tillë është festuar me rastin e ditës kombëtare të Groenlandës më 21 qershor, gjashtë muaj pasi shumica e banorëve të Groenlandës votuan nëpërmjet referendumit për për autonomi më të madhe. Groenlanda ndodhet nën mbikqyrjen apo rregullat daneze që prej 300 vjetësh, por ka patur të drejta të kufizuara vetëqeverisëse. Gjithashtu vendi mundi të ketë parlamentin e vet, vetëm në viti 1979 kur vendi ishullor fitoi statusin e territorit autonom nga Danimarka. Mbretëresha e Danimarkës, Margretha e dytë, zhvilloi një vizitë zyrtare në kryeqendren, Nuuk-un, për t'i dorëzuar miratimin për ligjin për veteqeverisje, kryetarit te parlamentit të Groenlandës, Josef Motzfeldt. "Unë ju përshëndes në këtë ditë të posaçme që shenjon përurimin e kësaj inisiative, për vetëqeverisjen tonë, dhe ju falenderoj ne emër të popullit te Groenlandës, të anëtarëve të parlamentit dhe si dhe anëtarëve të qeverisë", tha kryetari i parlamentit duke iu drejtuar mbretereshës se Danimarkes. Kryeministri i sapozgjedhur, dhe qeveria e tij do të marrin kontrollin mbi policinë dhe gjykatat, në kuadrin e vetëqeverisjes së vendit. Gjuha amtare inuitase, do të zëvendësoje gjuhën daneze si gjuhën zyrtare ndërkohë që vendi do të përfitojë më shumë të mira nga të ardhurat që vijnë nga burimet natyrore. Në Arktik gjenden burime të mëdha karburantesh, gazi, arid dhe diamantesh. Edhe pse hapësira më e madhe në këtë pjesë të globit, është e mbuluar nga akulli, shkencëtarët thonë se si psoje e ngrohjes globale, arritja dhe depërtimmi tek këto burime, mund të jetë më e lehtë. Aktualisht groenlanda ka 57.000 banore, kryesisht Eskimos ose Inuits,të cilët jetojnë duke u bazuar mbi të ardhurat e eksportit të peshkut, lëkurës dhe gëzofëve.