Liga e Kampioneve, Tirana përballet me norvegjezët e Stabaek
Skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana do të përballet me norvegjezët e Stabaek në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve.UEFA shkruan në faqen e saj zyrtare (uefa.com) se, "ky ka qenë vendimi i shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës".Shorti nuk është treguar bujar me bardheblutë, pasi skuadra e norvegjezëve të Stabaek është kundërshtar mjaft i vështirë. Ata kanë koefiçentin 3.760 dhe renditeshin si skuadra e 11-të me e vështirë në këtë tur.Stabaek militon që prej vitit 1912 në kampionatin norvegjez. Stabaek ka fituar për herë të parë kamponatin norvegjez sezonin e kaluar dhe ka dalë finaliste e Kupës së Norvegjisë. Në sezonin e saponisur, Stabaek gjendet në vendin e 6-të me 20 pikë e shkëputur me12 pikë nga Rozemborgu kryesues. Stabaek ka fituar vetëm një herë Kupën e Norvegjisë në vitin 1998.Dëshira e drejtuesve të Tiranës për një skuadër të lehtë në ndeshjen e parë nuk është plotësuar, madje nuk ka pasuar asnjë skuadër ballkanase që preferohej nga bardheblutë.Ndeshjet e para të vlefshme për Ligën e Kampioneve do të luhen më 14 korrik në stadiumin e Stabaek "Telenor Arena" (Norvegji). Ndërsa në 22 korrik, bardheblutë e drejtuar nga kroati Ilija Lonçareviç do të presin në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" norvegjezët e Stabaek IF.