E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-LSI replika per pasurine e Metes

Akuzat

Perfaqesuesit e Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim kane shkembyer dje replika te ashpra per sa i perket akuzave te socialisteve per pasuri te fshehura te kryetarit te LSI-se njekohesisht zevendeskryeministrit Ilir Meta. Deputeti i PS-se Taulant Balla u shpreh dje ne nje deklarate per mediat se deklarata e pasurise se Metes eshte e paplote si pasoje e fshehjes se pasurive. Ne kete deklarate pasurie te shtetasit Ilir Meta mungon nje superapartament luksoz rreth 600 metra katrore ne qender te bllokut dhe nje vile po aq luksoze ne bregdetin e bukur te Gjirit te Lalzit. Nga nje perllogaritje e sakte jo e jona por e eksperteve te tregut imobiliar rezulton se apartamenti prej 600 metrash katrore ka nje vlere qe shkon ne 1.2 milione euro ndersa vila ne Gjirin e Lalzit 500 000 euro theksoi Balla. Sipas tij mekembesi i Sali Berishes Ilir Meta duket se ka fshehur perkundrejt ILDKP nje pasuri prej te pakten 1.7 milione eurosh. I menjehershem pas kesaj deklarate ishte reagimi i sekretarit te pergjithshem te LSI-se Luan Rama. Sipas tij keto qendrime jane akuza dhe shpifje ne vazhden e te njejtave qendrime hipokrite e te pabazuara ne fakte dhe spekulative qe amplifikon dhe distribuon lidershipi josocialist i Partise Socialiste. Ilir Meta ia ka bere te qarte Partise Socialiste ti drejtohet organit te hetimit nese ka dyshime beri te qarte Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›