E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri çmime për Ansamblin Tirana

Ansambli “Tirana” nderohet me tri çmime në festivalin mbarëkombëtar “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” në Deçan të Kosovës. Në festivalin, i cili u mbajt në datat 16-19 korrik, ansambli i qendrës kulturore “Tirana” u nderua me çmimin e parë të Jurisë. Me çmimin e parë të Publikut dhe gjithashtu si “Valltarja më e mirë” u vlerësua kërcimtarja Marsela Caco. Në këtë festival morën pjesë 21 trupa të ndryshme nga vendet ku jetojnë shqiptarë. Por ky nuk është festivali i vetëm ku ansambli “Tirana” është nderuar me çmime. Në datën 5-15 korrik në Bursa të Turqisë u mbajt festivali ndërkombëtar “Folk Danc”, festival i përvitshëm, në të cilin Ansambli i Tiranës u nderua me Diplomë Nderi. Në këtë festival merrnin pjesë 20 trupa të ndryshme folklorike. Gjatë muajit qershor, ansambli “Tirana” është nderuar me çmimin e dytë në festivalin e mbajtur në Lushnjë, gjatë muajit maj me po të njëjtin çmim në Berat, ne Festivalin e Këngës Popullore Qytetare në Berat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›